• |
ide | kryesore

Manchester City vërsulet mbi Lukakun: Guardiola ka 225 milionë euro për të shpenzuar

-Instant, Sport



Sipas asaj që bën të ditur The Telegraph, Manchester City është i gatshëm të vendosë në tavolinë 225 milion euro si një buxhet për të forcuar ekipin e Guardiolas sezonin e ardhshëm. Në plan është gjithashtu një super blerje për cdo repart. Për sa i përket sulmit, ka dy emra në shënjestër: Romelu Lukaku dhe Erling Haaland, dy nga sulmuesit më vendimtar dhe më rezultativ të sezoneve të fundit.

Praktikisht e sigurt është lamtumira e “Kun” Agueros, kontrata e të cilit skadon në qershor, pa dëshirën e klubit për të zgjatur kontratën e tij, duke marrë parasysh edhe problemet fizike që e kanë munduar në sezonet e fundit. Për Haaland duhet fituar gara e klubeve më të rëndësishme evropiane dhe ekziston rreziku i fillimit të një ankandi rraskapitës e shpenzues. Për Lukakun situata është më ndryshe, sepse në këtë rast ekziston vullneti i Interit për të mbajtur xhevahirin e tij, edhe pse një super ofertë nga City (flitet për 100 milionë euro) mund të trondisë sigurinë e zikaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *