• |
ide | kryesore

Prizren/ I mituri goditet me thikë dhe ndërron jetë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë një i mitur në Prizren pas plagëve të marra nga goditja me thikë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.B,. 15 vjeç.

“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka ndalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *