• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Të rinjtë bënin gara me makina, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Një aksident i rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në kilometrin 15-të të në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit në Kosovë. 3 të rinj rreth të 20-ave humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Viktimat janë identifikuar si Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Në raportin e policisë thuhet se ata u goditën nga një veturë që humbi kontrollin. Sipas raportime, viktimat po qëndronin anës rrugës duke e ndjekur një garë ilegale mes disa makinave në autostradë.

Skena e tmerrshme është filmuar, përfshirë edhe momentin kur vetura humb kontrollin dhe më pas efekti i frenimit dhe goditja e viktimave. Mediat e Kosovës kanë publikuar pamjet e rënda si dhe fotografitë e 3 të rinjve. Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e makinës që është dërguar në paraburgim. ©LAPSI.al

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën tre të rinj që po ndiqnin gara ilegale me makinë - Aktualitet

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *