• |
ide | kryesore

Rama refuzoi të paguajë Becchettin, biznesmeni italian vazhdon konfiskimet në Holandë

-Instant, Lajme, Të fundit

Pasi fitoi gjyqin me qeverinë shqipatre, biznesmeni italian, Françesko Beketi vazhdon konfiskimet e pasurive të shqiptarëve nëpër Europë, pasi qeveria shqiptare refuzon që të paguajë gjobën prej mbi 100 milionë euro që ka marrë në arbitrazhin e Bankës Botërore. Çështja e konfiskimeve ka mbërritur në Holandë, ku historia është komplikuar ndjeshëm, shkruan gazeta Express.


Beketi ka kërkuar në gjykatë të sekuestrojë aksionet e Shqipërisë në kompaninë gjigante holandeze, Shell, e cila ka marrë kontrata koncesionare për kërkim nafte në Shqipëri. Po ashtu nga gjykata kërkohet që të sekuestrohen pasuritë shqiptare te kompania tjetër e njohur, ENI.


Këtu ka vendosur të ndërhyjë shteti holandez, për të mbrojtur kompanitë e mëdha pasi në lojë janë jo vetëm paratë e shqiptarëve, por edhe të holandezëve.

Pra në mënyrë indirekte, duke mbrojtur pasuritë e këtyre kompanive, Holanda po mbron shtetin shqiptar.

Ministria e Drejtësisë në Holandë ka thënë se Holanda ka një detyrim bazuar në ligjin ndërkombëtar që të dalë në mbrojtje të kompanive. Në parim, nuk mund të sekuestrohen fonde nga kompanitë nëse paratë kanë një qëllim publik.

“Çështja bie shumë në sy për shkak se Holanda ka një marrëdhënie të ndjeshme me Shqipërinë, e cila po përpiqet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian që prej vitit 2009. Danimarka, Holanda dhe Franca i vunë veton negociatave në vitin 2019.

Shqipëria ka një reputacion të keq për një sistem gjyqësor të pafuqishëm, korrupsion dhe probleme me lirinë e medies. Vendi është gjithashtu shpesh në lajme për përfshirjen e tij në krimin ndërkombëtar të drogës në shkallë të gjerë. Konfiskimi i Agon TV në Shqipëri në vitin 2015 ishte i lidhur me mungesën e lirisë së shtypit në Shqipëri. Kanali ishte shumë kritik në raportimet e tij ndaj qeverisë”, shkruan gazeta Express.

Sipas saj, biznesmeni italian është detyruar që të dalë nëpër Evropë duke kërkuar sekuestrimin e pasurive shqiptare, pasi shteti shqiptar nuk pranoi të paguante gjobën.

Gjyqe për pasuritë shqiptare po zhvillohen në Austri dhe Belgjikë. Për shembull, në Belgjikë ai ka konfiskuar paratë e Shqipërisë në kompaninë e madhe të kontrollit ajror, Eurocontrol.

8 Comments

    1. Po ku pjerdh Rama me oborrin per Beketin dhe 120 mil eurot e tij. Se mos di ia marrin Rames, ne popullit te shkrete do na dhembi. Ote shikoni se Rama u ka marre gjysmen e deputeteve pa filluar zgjedhjet. A e shikoni si po i merr me radhe kodoshet e majmur nga Meta ne LSI? Nga PD ka percare dhe vazhdon.me lloj lloj partish, jo Zhozi, Patozi, Hajdari. Votat e LSI do i marri vete. Kjo eshte llogaria e VRrames. Ka vetem dy shance qe te humbi:nese e ndershkon populli me vote (gje qe ka pak te ngjare pasi njerzit po edhe do te blihen) dhe ndonje skandal i madh.

  1. Po te kishte opozite reale do te ngrinye gjiyhe popullin ne kembe .

    Ky qe ka fut ne burg 38 000 njerez brenda nje viti , disa nga te cilet jane vetflijuar

    per fatutra dritash 30 mije lekshe , ndersa per fajin e tij personal Shqiperia paguan

    110 milion euro.

  2. Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

    Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.O alo bodrumi i shqupit ku i gjete keto shifra o loqja e majte e salihut,por mor bythqiri i salihut sot ke deità ne shtepi vetem se ja mblodhe me dhune shpellkareve te salihut parate qe nuk i kishin paguar per 25 vjet

  3. Ti iPad emer verioreve ju thua shpellar po ty kush pel te ka pjellur sepse duet te jet ngren kar nga ndonje Gomar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu