• |
ide | kryesore

Tirana i vë ‘drynin’ mediave: stërvitje me dyer të mbyllura, ja gjendja para derbit

-Instant, Sport



Përgatitjet për derbin, Tirana i ka nisur në ‘fshehtësi’, duke i vënë drynin qendrës stërvitore, pa lejuar mediat dhe publikun. Natyrisht është një ndeshje tepër e ndjerë ajo e të mërkurës dhe bardheblutë duan të ruajnë përqendrimin. Tekniku Nevil Dede, për më tepër, nuk ka ndërmend të zbulojë asgjë përpara sfidës me Partizanin, e aq më pak taktikat e përgatitura për të surprizuar të kuqtë. Po bëhet gati e zakonshme tek kampionët izolimi përpara një ndeshje derbi me Partizanin. Në fakt, pas një 6 vjecari pa fitore, kthimi i trendit ndoshta i ka dhënë të drejtë kësaj zgjedhje të drejtuesve bardheblu.

Seanca e sotme stërvitore është kryer me dyer të mbyllura, edhe për të mbajtur skuadrën në tonus e larg shpërqendrimeve. Asnjë problem formacioni për teknikun e Tiranës, që për më tepër ka pritur në skuadër edhe sulmuesin finlandez Tim Vairinen, të prezantuar sot nga klubi. Nga ajo që filtron nga klubi, vetëm Kale është e sigurtë që nuk do të jetë në garë për një vend si titullar, me brazilianin që ka nevojë për të paktën 2-3 javë për tu kthyer në ritmin e ndeshjeve, pas dëmtimit të gjatë. Ka një lloj optimizmi për Celhakën, për të cilin stafi mjekësor po bën të pamundurën për ta bërë gati për derbin, edhe pse do të jetë e vështirë që mesfushori i ri të marrë vendin e tij krah Bathës nga minuta e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *