• |
ide | kryesore

Villas Boas dyshon tek kalimi i Milik në Marseille: “Është një operacion i komplikuar”

-Instant, Sport



Negociatat për transferimin e Arkadiusz Milik në Marsejë po nxehen çdo ditë e më shumë, por mund të duhet pak kohë para se ato të konkretizohen. Palët duket se kanë gjetur një marrëveshje: 12-13 milion euro për Napolin (përfshirë bonus) dhe 4.5 milion në sezon për sulmuesin polak. Tekniku i francezëve, Villas Boas, sidoqoftë, ka pranuar se ka ende disa detaje për tu rregulluar dhe se për këtë arsye asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë: “Nuk e di nëse ekziston mundësia e mbylljes në ditët e ardhshme, është një operacion i komplikuar – tha ai – Do të vazhdojmë të punojmë më profile të tjera, sepse kjo situatë mund të vazhdojë kështu deri në fund të merkatos”.

Kontrata e Milik skadon në qershor dhe sulmuesi është prej kohësh jashtë planeve të De Laurentiis, që megjithatë nuk ka ndërmend të shesë lirë një lojtar ende në kulmin e karrierës së tij dhe që i ka kushtuar mbi 30 milionë euro katër vjet e gjysmë më parë. Pas disa javësh lëvizjesh strategjike, Marseille mund të ketë gjetur formulën e duhur për të bindur napoletanët: polaku duhet të rinovojë me Napolin deri në 2022, pastaj të zbresë në Provence me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes të vendosur në 8 milion euro, të cilave do t’u shtohen 4-5 milionë bonuese lehtësisht të arritshme në fillim të sezonit të ardhshëm. Të kaltrit gjithashtu do të marrin një përqindje në një rishitje të ardhshme të lojtarit (flitet për 30%).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *