• |
ide | kryesore

Dua Lipa angazhohet edhe në zgjedhjet e Kosovës

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka treguar se ka qenë gjithnjë shumë e dhënë pas çështjeve aktuale që ndodhin në botë, madje edhe në politikë. Ajo u përfshi shumë në zgjedhjet elektorale që u zhvilluan në SHBA, duke shprehur publikisht mbështetjen për Joe Biden, i cili konkurronte përballë Donald Trump.
Madje, asokohe këngëtarja i është drejtuar me një mesazh gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë dhe ka treguar arsyen kryesore përse ata duhet të votojnë Biden.

Megjithatë, e ka treguar gjithnjë sa e lidhur është me vendin e saj, e sigurisht s’mund të rrinte në heshtje për zgjedhjet që do mbahen në Kosovë më 16 shkurt. Dua u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë të votojnë, duke iu rikujtuar se sa e rëndësishme është vota e tyre.

Ishte babai i saj, Dukagjin Lipa, ai i cili përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer detyrën e tij qytetare me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të votojnë. Postimin e tij e ka rishpërndarë në Instastory edhe Dua, e cila i është bashkuar thirrjes për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për vlerën e votës së tyre.
Bëj që zëri yt të dëgjohet! Ti mund të votosh nga kudo ndodhesh!”-shkruhet në postimin e shpërndarë prej saj.



1 Comment

  1. Ja dhe kjo budallaqja feministe.Ke do mbeshtesesh ne Kosove mi zogu.Se ne Amerike te pame qe mbeshtete te djathtet liberal qe jane e keqja e kesaj bote me deklerata fashiste te tipit .Kush voton per Trump nuk ka me pune me mua. Dhe dikush ti thote ti holloj pak vetullat se duket si transeksual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *