• |
ide | kryesore

Kreu i OBSH-së: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura përpara mjekëve në vendet e varfra

-Instant, Arkiva, Planet



Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka lëshuar kritika ndaj vendeve të pasura për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës anti-covid.

Në fjalën e tij, e cila është publikuar nga Deutsche Welle ai shprehet se “është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari, por nga ana tjetër ai thekson se nuk është e drejtë që të shëndetshmit dhe të rinjtë  në vendet e pasura të vaksinohen përpara punonjësve të shërbimit shëndetësor në vendet më të varfra.”

Po ashtu kreu i OBSH ka paralajmëruar se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave COVID-19 midis vendeve të pasura dhe të varfra do të zgjasë pandeminë.

“Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *