• |
ide | kryesore

Ngrihet një tjetër akuzë për Fjolla Morinën pas arratisjes

-Instant, Paparazzi, Slider
Fjolla Morina



Ditën e djeshme Fjolla Morina theu arrestin e shtëpisë, për t’u larguar në drejtim të paditur. Këtë gjë e vuri re vetë policia e Kukësit, që kishte marrë informacione se këngëtarja nuk ndodhej në banesën në të cilën duhej të kalojë arrestin e shtëpisë.

Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur. Ndërkohë ditën e sotme policia e Kukësit ka reaguar një ditë pas arratisjes së Fjollës dhe ka shpjeguar se pas këtij veprimi këngëtarja akuzohet për një tjetër vepër penale. Policia ka bërë me dije se ende po punohet për arritjen në gjurmët e këngëtares dhe kapjen e saj.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *