• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut mbetet pa vaksinë, Filipçe: Të gjithë vendet po i ushtrojnë presion Pfizer-it

-Instant, Lajme, Të fundit



Pavarësisht premtimeve që ka marrë edhe prej Bullgarisë e Serbisë, Maqedonia e Veriut është një prej vendeve në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë ka shpjeguar se kjo vonesë po ndodh pasi Pfizer është duke u përballur me presionin e të gjithë vendeve për të marrë doza të vaksinës.

Maqedonia e Veriut ka nisur bisedimet dhe me kompaninë kineze “Sinopharm” për të siguruar vaksinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *