• |
ide | kryesore

FOTO/ Ibrahimoviç qeros, çfarë ka ndodhur me suedezin e Milanit

-Instant, Arkiva, Sport



Imazhi i një Zlatan Ibrahimovici plotësisht tullac është bërë viral orët e fundit, duke ndezur kureshtjen e ndjekësve të tij. Ishte vetë suedezi ai që e postoi këtë foto në Instagram, shoqëruar me frazën “All in”.

Duke parë me kujdes imazhin, duket mjaft e qartë se ajo është një fotomontazh, por shumë kanë hedhur në hipoteza se cili është mesazhi i fshehur i bomberit kuqezi që bën shpesh gjëra të tilla në profilet e tij.

Shpjegimi më i pranuar është ai që lidhet me dëshirën për një ndryshim total pas paraqitjes së keqe të skuadrës ndaj Atalantës.

Një mesazh që dëshmon dëshirën e fortë për të rifilluar dhe për të dhënë gjithçka në derbi, në stilin e Zlatanit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *