• |
ide | kryesore

Video/ Bylis nuk e meritonte humbjen: Kukësi e përmbys me dy rastet e vetme të ndeshjes

-Instant, F1, Sport, Video



Gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit duken një arritje optimale për Kukësin e Hallacit dhe në fakt kështu është, nëse nuk do të ishte për faktin që kundër Bylis, blutë vërtetë fituan, por vuajtën shumë dhe i bëri të vlejë vetëm eksperienca.

Në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore, Kukësi pati startin më të dobët, duke pësuar inisiativën e kundërshtarit. Bylisi krijoi disa raste të rrezikshme, ndërsa në minutën e 26’, ishte Stojanoviç që kaloi ballshiotët në avantazh. Kuksianët rrezikuan madej të kapitullonin, përpara se të barazonin në rastin e parë të ndeshjes, që erdhi në minutën e 39’, tregues i qartë për ndeshjen e dobët të bluve.

Ibraimi barazoi rezultatin, duke i dhënë një shans që të tijtë e shfrytëzuan në pjesën e dytë. Por jo pa u trembur më parë nga traversa e goditur nga Carkanji. Në të 56, Eze zgjidhi situatën me golin e përmbysjes, që e ngjit Kukësin në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *