• |
ide | kryesore

IGJEUM flet për dëmet që mund të shkaktojnë reshjet sot dhe nesër

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet intensive të shiut pritet të sjellin rritjen e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa në datat 25 dhe 26 Janar 2021.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël.

Ndërsa në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara.

“Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit”, raporton IGJEUM.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) priten reshje intensive në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata.

Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot dhe nesër, reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 10 °C
në vendet e ulëta: 6 / 9 °C
në vendet malore: 0 / 2 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *