• |
ide | kryesore

Dy të arrestuar për kokainë në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi kokaine. Burime zyrtare bënë me dije se njëri nga të arrestuarit, shtetasi Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Po ashtu në kuadër të operacionit të koduar “Klienti” u arrestua dhe shtetasi Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.


Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.
Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu