• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen Guseppe Conte, mediat italiane: Largimi i tij hap një fazë të ndërlikuar politike

-Instant, Lajme, Planet



Ka dhënë dorëheqjen kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se largimi i tij hap një fazë të ndërlikuar politike dhe kushtetuese, e cila do të përfundojë vetëm kur një kryeministër i ri dhe ministrat e tij të betohen para Presidentit.

Sipas medieve fqinje, dorëheqja e Conte krijon një krizë, të lindur nga konfliktet mes partive të koalicionit qeverisës, që nuk u sanksionua nga një votë mosbesimi.

Ndërkohë, pritet që Conte të takojë sot Presidenti Sergio Mattarella për t’i paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *