• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si largohet autori pas grabitjes së farmacisë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një farmaci është grabitur me armë zjarri mbrëmjen e martës në Tiranë. Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë brenda farmacisë dhe duke kërcënuar punonjësen ka grabitur xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” fare pranë qendrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit. Në akset aty pranë janë ngritur pika të shumta kontrolli. Burime nga policia thanë se autori dyshohet se ka kryer edhe grabitje të tjera gjatë kësaj jave në kryeqytet. Mes të cilave është edhe ajo e një pike të dhënies së kredive dhe një farmaci tjetër. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *