• |
ide | kryesore

“Me Gjicin kam folur vetëm 25 minuta”: Josa tregon se për Kukësin e bindi Nexhipi dhe jo presidenti

-Instant, Sport



Mirel Josa është prezantuar tashmë si trajneri i ri i Kukësit dhe debutimi për të vjen në një ndeshje të ndjerë, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij në qytetin nga ku u largua me trofe të fituar, por që këtë herë do të kërkojë ta mundë: ” Kështu e solli fati dhe shansi para ndeshjes me Skënderbeun. Shkojmë në Korçë që të takoj njerëzit atje, besoj se atmosfera do të jetë shumë e mirë. Kjo përballej në mos tani, më vonë do të vij” tha tekniku, që në fakt nuk fshihet pas fjalëve, duke kërkuar rezultat të menjëhershëm: ” Nëse do të kem bashkëpunim me drejtimin teknik të ekipit, çdo gjë do të shkojë më mirë. Plus, duke pritur disa ardhje të reja dhe t’i shikojmë se në ç’gjendje janë. Rezultaret do të kërkohen menjëherë. S’mund ë fshihem të them se duhet kohë. U kërkoj lojtarëve maksimumin e tyre, sepse janë të përgjegjshëm për faktin se përse kanë ardhur këtu dhe përse paguhen”.

Tekniku ka treguar edhe raportin me presidentin Gjici, duke zbuluar se ishte një tratativë e ndërtuar në harkun e 2-3 ditëve. Dëshira e kreut të Kukësit për të fituar, aq sa trajnerët sakrifikohen shpesh, nuk e shqetëson: “E para punës, kam folur me të 25 minuta. Bisedat e para i kam bërë me Nderimin. Çdo president kërkon rezutlatin. Nëse drejtuesit duan të arrijnë një objektiv, të fitojnë një trofe apo një titull, unë dua të ta fitoj 100 herë”.

13 pikë diferencë nga kreu e bëjnë të vështirë të shkosh drejt fjalës titull, edhe pse javët në dispozicion janë mjaftueshëm, por megjithatë, ky ishte objektivi i Kukësit në start të sezonit dhe Josa ndonëse e modifikon me të dytin apo të tretin si më të mundshëm, nuk heq aspak dorë nga vendi i parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *