• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet 30-vjeçari me kokainë dhe një shumë parash

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa dy të tjerë janë proceduar për moskallëzim krimi.

Dhjetëra doza me kokainë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale janë sekuestruar nga policia.

“Arrestohet shtetasi E. M., 30 vjeç, pasi, në rrugën “Ymer Kurti”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente”, shkruan policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *