• |
ide | kryesore

Dy adoleshentët tentojnë të grabisin, i hedhin spraj lotsjellës e dhunojnë të moshuarën në Lushnjë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy adoleshentë në Lushnjë janë janë arrestuar sepse kanë dhunuar një të moshuar, të cilën tentuan ta grabisnin në banesë. Policia njofton se një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare kanë hyrë në banesën e L. Z., 64 vjeçe dhe i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë. Adoleshentët e kanë dhunuar dhe e kanë mbyllur të moshuarën në një dhomë. Më pas, ata kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Të rinjtë janë kapur nga forcat blu dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *