• |
ide | kryesore

Spitali COVID përfshihet nga flakët në Rumani, ndërrojnë jetën 4 pacientë

-Instant, Lajme, Planet



4 persona kanë humbur jetën në një spital ku po trajtoheshin pacientë me koronavirus në Bukuresht, pasi godina u përfshi nga flakët. Zjarri shpërtheu në spitalin ‘Matei Bals’, një nga më të mëdhenjtë e qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. 3 pacientë të prekur me COVID gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i katërti ndërroi jetë më vonë.

Gjashtëdhjetë njerëz u transferuan në ndërtesa të tjera të Institutit Matei Bals dhe 44 të tjerë në spitale të tjera të Bukureshtit, tha ministri i Brendshëm rumun, Lucian Bode. Shkaku i incidentit nuk dihet ende. Ministria e Shëndetësisë sugjeroi se ai mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *