• |
ide | kryesore

Rama flet për oligarkët: Nuk ndikojnë vendimet e qeverisë, ne i kemi taksuar më shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama foli nga qyteti i Korçës për oligarkët, ku tha prerë se “qeveria e Shqipërisë është në një kërcënim të tillë, sa i përket sovranitetit të vendimmarrjes”. Kreu i qeverisë u shpreh se këta, që sipas tij, opozita i quan ‘oligarkë’, janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa.

Duke u ndalur te premtimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, për uljen e taksës së sheshtë në 9%, Rama deklaroi se taksa e sheshtë është taksa e të pasurve dhe “Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duhet të shohim faktet dhe këtu ka një problem të madh të shtrembërimit të fakteve. Keni zgjedhur një sistem ku padiskutim do kemi njerëz shumë të pasur dhe do kemi diferenca të mëdha mes tyre dhe tjerëve. Mund të jenë këta që janë, mund të jenë të tjerë komplet, nuk kanë rëndësi emrat. Çështja është e thjeshtë, këta njerëz shumë të pasur, e para, a e krijojnë, a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta, këta njerëz shumë të pasur a i kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen, dhe e treta këta njerëz shumë të pasur a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë, në sensin e influencës mbi qeverinë. Përdoret fjala oligark, por kjo fjalë nuk lidhet thjesht me sa para ke. Por sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, që do të thotë pushtet okult, jo legjitim, pushtet i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg, jo përmes mandateve të përfaqësimit. Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri, sepse nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë. Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe në dëm të interesit publik. Në Shqipëri para se ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa dhe fitonin më shumë. Ky është fakt. Ata kishin një taksë të sheshtë njësoj si furrat e bukës në Korçës 10% dhe sot ata taksohen 15%.

Tjetër fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shu8mëfishuar. Nëse para 7 viteve numri i atyre që kishin akses në fonde publike për të bërë punë, por që kalonin nga kanali i konkurrencës përmes tenderave ishte X, sot është Y, shumë më i madh se X. Ka shumë aktorë sot në treg, sesa kishte dje. Duhen marrë këta ‘oligarkët’ dhe duhet parë çfarë kanë dhënë dhe çfarë kanë marrë, se flitet për ta dhe duket sikur flitet për ca njerëz që janë si ata personazhet e filmave të realizimit socialist. Në fakt, këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, pra mbajnë në punë dhjetëra mijëra njerëz. Këta janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa. Financohen edhe shkollat, edhe shtëpitë e rindërtimit. Dhe e fundit, këta janë aktorë, të cilët në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne, thjesht dhe vetëm kanë kontribuar kur është fjala për projektet e partneritetit publik privat, disa prej tyre, dhe përfituesi është publiku në radhë të parë, sepse këtu është bërë një propagandë e shfrenuar kundër fjalës PPP dhe koncesion. Po çfarë është në fakt e gjitha? Është marrja nga sektori privat i një investimi që shteti nuk ka mundësi ta bëjë në një hark të shkurtër kohe dhe kthimi i këtij investimi në vite. Pra, është njësoj si të shkosh në bankë të marrësh para dhe t’i kthesh ato në vite, duke pasur edhe ofrimin e shërbimit. Marrim Check-up, kontrollin mjekësor bazë, që ka luajtur një rol shumë të madh në verifikimin e gjendjes shëndetësore pa asnjë pagesë për njerëzit. Një kompani private ka investuar gjithë sistemin, laboratorët dhe sistemin e nxjerrjes së rezultateve, plus dhe gjithë sistemin e distribuimit të pajisjeve dhe elementeve që duhen për të realizuar Check-up. Nga kjo qindra mijëra njerëz kanë bërë kontrollin bazë falas dhe shteti paguan mbrapsht në mënyrë të përvitshme. Kjo është një marrëdhënie krejt e natyrshme interesash, ku shteti ka interesin publik dhe privati ka interesin e fitimit.

Por, ama këtu nuk rëndohet xhepi i qytetarit, sepse për të paguan shteti. Rruga e Arbrit, që është një nga rrugët më të premtuara në vendin tonë. Po bëhet, po investon një kompani private. Kjo do bëjë të mundur se deri në fund të vitit, shpresojmë, rruga do të jetë e përfunduar plotësisht. Shumë shpejt rruga do të hapet. Brenda një kohe të shkurtër ne do të kemi rrugën. Për 13 vjet ne do të paguajmë mbrapsht investimin. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Pala tjetër thotë që do ta bëjmë taksën e sheshtë 9%, por kjo është një taksë për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është. Problemi i madh që kemi këtu është hendeku mes fakteve, shifrave, dhe perceptimeve që krijohen nga propaganda, dezinformomi, padituria, por dhe te predispozimi i njeriut për të besuar më shumë te gënjeshtra. Unë nuk besoj që qeveria e Shqipërisë është në një kërcënim të tillë, sa i përket sovranitetit të vendimmarrjes.



8 Comments

  1. ” Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është” thote Rama !
    Sipas kesaj pyetja ime eshte per ke po ben fushate Rama sepse “oligarket ” nuk do te lejojne tu ikin nga duart 59 milion euro te cilat me programin e Bashes i arketojne per vete , ndersa me programin
    e Rames keto 59 milon euro “oligarket” ja shtojn buxhetit te shtetit dhe i prokuron Rama me administratoret e vet per te blere paisje per mbrojten kunder kovidit me tre fishin e çmimit , ndertimin e shkollave e rrugeve me çmime te kripura ndoshta do i perdor edhe per te rritur paketen e ndihmes financiare te drejtperdrejt per familjet dhe bisneset qe deri tani la qene me e ulta ne rajon e me gjere ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto etj Se di ke program do zgjedhin “oligarket ” ate qe ja mer nga xhepi 59 milion euro dhe perdoren ashtu si jane perdorur deri me sot ,konfirmuar edhe nga SPAK apo progaramin qe ja le ne xhep 59 milion euro oligarkeve …

  2. Do ishte e vertete ajo qe thua po te zbatohej ne nje vend normal jo ne nje vend bananesh sic jemi ne,dhe kjo fale qeverise tende. Po monopolizimi tregut prej JUSH, po vlera e tenderave dyfish e trefish te vleres reale dhe qe jepen pa gare, Ato 50 milion euro qe ju gjoja ju merni nepermjet taksave oligarkeve jane shume pak perballe miliardave te humbura nga korrupsioni.Ju e keni vrare garen,konkurencen dhe shpirtin e tregut te lire.Ju nuk ndaleni per te vjedhur as perballe jetes se njerezve ne pandemi.Si e shpjegoni JU qe gjithe bota ju jep ndihme njerezve tallona monetare per ushqime kurse ministrat dhe kryetaret bashkiake bejne tendera me keto fonde dhe ja u shperndajne familjeve ne nevoje ushqimet me dy e trefish te cmimit me pakice. Kjo eshte filozofia juaj, taksimi nen dore i cdo levizjeje paraje ne buxhet, biles tani e di dhe Ndrageta sa duhet te paguash per nje pune a tender tek ju
    Ndaj ky vend lengon dhe eshte bere i pajetueshem per 90 % te shqiptareve qe ti ja ” ule” taksat ne shtet por ja u trefishove ato nen dore.

  3. Hahahaha mashtrues dhe injorant. O kriminel qe e don plumbin ne lule te ballit o te qifsha rracen o kelysh i kurves. VDEKJA te te marrte sa me shpejt o kurvare e maskara. Ju qe qini grate e dynjas e qe e shkaterruat kete vend. TI O KELYSHI I ANETES KURVES SE TIRANES MOS E PAFSH DIELLIN NE AGIM.

  4. E M.gj.ate ka shume qe e besoj e se ky ben thagma se punon per popullin edhe kur vjedh. Se te mos financosh ne arsim ne shendetsi apo ne hapjen e vendeve te punes eshte per te mire e Shqiperise e te shqiptareve. Te largosh te rinjte te arsimuarit eshte ne te mire te vendit. Besojeni o korcare se ju ka ardhur ne dere, po e paté keq mbathjani per ne Greqi i kemi dhene detin e do ju presi me lule. Popull dele.

  5. Cfare jane ata qe kane mberthyer prej gryke sot e 30 vjet pasurit e vendburimeve te naftes dhe ato minerare z. K/M, koncensionar nuk jane sepse ata nuk investojne parat e tyre per te rritur prodhimin ne to, por vetem shfrytezojne barbarisht ato vendburime qe kane zbuluar naftetaret dhe minatoret shqiptar deri ne vitin 90′ ose bejne sikur hedhin ndonje investim te vogel po qe se ju del hesapi. Cfare paguajne ne shtet kompanit e naftes z. K/M?, asnje lloj takse dhe fitimi sepse ato raportojne me humbje? Pra nafta dhe mineralet ne shqiperi vetem vidhen dhe nuk paguajne asnje taks dhe fitim ne shtet. Taksa paguajne vetem ata qe prodhojne domate dhe asnje kompani nga pasurite e naftes ne shqiperi. Cfare jane ata “AKSIONER” qeveritar me pushtet politike ne nivele drejtuese deri ne rangjet e larta qe fshihen ne vb e naftes dhe ato minerare z. K/M apo disa prej tyre qe kane marre vb nafte dhe kromi dhe jane bere pronar me pasurine e popullit ku i shfrytezojne sa duan dhe i shesin tek simotrat e tyre kur duan dhe sa duan?, ata nuk jane pronar ne keto pasuri por operator te tyre me kontrate, si mund ti quajme keta hajdute te korruptuar te veshur me politike apo oligarke te qeverive sepse koncensionar nuk jane. Ata vjedhin gjithe te ardhurat nga kjo pasuri natyrore dhe shteti nuk merr asnje fitim, ju i dini kush jane ata dhe pse nuk i denonconi. Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura ne Ballkan dhe nder vendet e para ne bote per rezervat e kromit, shfrytezojme dhe nuk marrim asnje fitim. Pse perkrahni korrupsionin ne keto pasuri natyrore z, K/M apo atje jane politikane te rendesishem qe ushqejne e pasurohen vete dhe mbajne partite me para per te blere vota. Do te jete fatkeqesi kombetare nqs ne pushtet do te vini perseri ju, lulezim basha, monika kryemadhi apo dyshja sali berisha-ilir meta. Pse i duhet shtuar kontrata e aeroportit “Nene Tereza” firmes Kastrati nga 22 ne 35 vjet, apo tani qe e mori oiligarku ne dore atje kerkoni te futni politikanet hajdut nga pas per korrupsion? Lerni kastratin te mbaroj kontraten qe bleu dhe kur ti vije afati skadimit kete pasuri e merr shteti (e rishtetezon) dhe e hedh perseri ne gare ne ankand te ri, apo nuk ju premton koha sepse nuk dihet deri ne ate kohe se cfare behet dhe ju nuk jeni ne pushtet ne ate kohe. Pse me kaq urgjence apo keni frik ta lini pas zgjedhjeve dhe nuk dihet ne se fitoni ju apo te tjeret dhe ju iken shanci nga dora. Ajo kontrat nuk ka nevoj ti zgjatet afati por projekti i punimeve te saj brenda kontrates ekzistuese duhet miratuar vetem. Kjo qe beni ju eshte thjeshte nje korrupsion i hapur asgje me shume ju kerkoni te fusni njerzit tuaj pas atij koncensioni sikurse ka ndodhur ne te gjitha pasurit kombetare, pra doni te siguroni te ardhmen tuaj. Keshtu beri ilir meta ne kohen qe po dorezonte pushtetin, zgjati kontraten e kompanise qe shfrytezon minierat e bakrrit deri ne 42 vjete sepse atje eshte bashkepronar. kete po beni dhe jo po beni njerzit tuaj bashkepronar ne ate kontrat, Nuk e di si mbyll syte opozita parlamentare dhe miraton kete kontrat sepse mazhorancen duket se e ka marre lumi vetem mbyll syte dhe ngre kartonat di te beje.Ju jeni te gjithe nje, hajdut, te korruptuar dhe kriminel te lidhur me mafjen dhe krimin e organizuar, keni shkaterruar nje ekonomi kombetare dhe keni degraduar nje popull te tere. Hapni rrugen z. K/Minister sepse shqiperia nuk eshte vetem e juaja, ne ate vend ka pjese i gjithe populli fukara dhe brezat qe do te vijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *