• |
ide | kryesore

Rita Ora humbet 200 mijë ndjekës, shkak thyerja e masave Covid për ditëlindje

-Instant, Paparazzi, Slider



Festa e 30-vjetorit të ditëlindjes së Rita Orës në një restorant ishte një shkelje “famëkeqe” e rregullave të izolimit, sipas policisë.

Ylli i popit më parë ka kërkuar falje për vendimin e saj të nxituar për të organizuar festën, duke thyer rregullat anti-covid, më 28 nëntor të vitit të kaluar, shkruan DailyMail.

Në një seancë dëgjimore për nën-komisionin e licensimit të Kensington dhe Chelsea të enjten, Policia Metropolitane i kërkoi autoritetit lokal të revokojë licencën e restorantit në Londrën Perëndimore ku u mbajt festa.

Përveç një gjobe të majme, detyrimit për të kërkuar një falje publike, Rita vazhdon të humbasë ndjekës në rrjete sociale. Plot 220 mijë ka humbur që nga ajo ditë dhe deri sot, në rrjetin social Instagram.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *