• |
ide | kryesore

Gjermania e hapur të marrë vaksinën ruse apo atë kineze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai është i hapur për përdorimin në Gjermani të vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë.

“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”, tha Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ai tha se vaksina kundër koronavivrusit duhet të kalojë nëpër një proces të autorizimit.

Këto komente të ministrit gjerman vijnë në kohën kur Evropa po përballet me vonesa të dërgesave të dozave të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Të premten, më 29 janar, Rusia tha se do të jetë në gjendje që të gjysmën e dytë të vitit 2021, ta furnizojë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, doza këto të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave.

Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA). Lidhur me vaksinën Sputnik-V ka pasur skepticizëm të madh, që prej se autoritetet ruse, në mesin e gushtit të vitit të kaluar, njoftuan për zbulimin e kësaj vaksine, e cila ende nuk ka kaluar nëpër të gjitha studimet e nevojshme klinike.

Kryetari i qytetit të Berlinit, Micheal Mueller i ka shkruar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel duke i thënë se Gjermania duhet të krijojë plane “të vaksinimit kombëtar”. Ai ka shprehur idenë e tij që shteti duhet të shikojë të furnizohet me vaksina jashtë BE-së.

Për shkak të kritikave për ngecjet në fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit si dhe problemeve që janë shfaqur në prodhimin e dozave të vaksinës, Merkel pritet që të mbajë bisedime për këtë çështje të hënën me zyrtarët gjermanë. Krerët e landeve gjermane, ministrat federal, përfaqësuesit e kompanive që prodhojnë vaksina si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, pritet që të marrin pjesë në këtë takim virtual.

Gjermania të dielën ka raportuar 11,192 infektime të reja. Që prej fillimit të pandemisë, ky shtet ka regjistruar 56,945 viktima nga koronavirusi./Rel



3 Comments

  1. Mos e beni lajmi si scoop konfliktual, Gjermania ka thene qe eshte e hapur. Ne fakt nuk ka asnje deri tani te jete “i mbyllur” sne fund te fundit edhe Moderna ishte USA dhe Astra Zeneca ishte Britanike. Nese vaksina kalon proven e EMA European Medicines Agency , cdo vend i EU do ta importoje..Ne fakt Nese do te deshironte Gjermania mund ta kishte importuar dhe perdorur sepse EMA jep opinion por nuk kushtezon importin e barnave. Pra mund te kishte vepruar si Hungari e cila tashme importon Vaksinen edhe pa lejen e EMA.

    1. E ke gabim, dikush eshte “i mbyllur” per perdorimin e vaksines Ruse Sputnik-V.
      Ai eshte udheheqesi yne legjendar Edi Rana.
      Kur Ambasada Ruse ne Tirane u shpreh e gatshme per te furnizuar Shqiperine me vaksina KM yne e quajti provokim, etj…

  2. Ngjan si presion ndaj ketyre kompanive qe po vonojne prodhimin apo bllokojne shperndarjen. Ne fakt keta i bejne buze edhe Astra Zeneces te Oxfordit qe sipas Macronit nuk i mbron ato mbi 65 vjec dhe nga ana tjeter kercenojne Angline me padi nese nuk ja shet.
    Me gabime e burokraci deri tani menaxhimi i vaksines nga BE ka qene katastrofal. Shiko sa para ka ecur Anglia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *