• |
ide | kryesore

Socialistët e Durrësit duan të japin me PPP edhe varrezat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi i mirëmbajtjes së varrezave të Durrësit do t’i jepet një kompanie private për afro 38 milionë lekë në vit. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë dhe në relacionin e datës 11 Mars të vitit të kaluar, që është zbardhur nga abcneës, jepen disa shpjegime se përse duhej kaluar në një PPP edhe për varrezat. Aty flitet edhe për arsyet që çuan në rritjen e kostos së shërbimit nga 8.8 milionë lekë në 37. 6 milionë lekë ose rreth 30 milionë lekë më shumë.

Këshilli Bashkiak pretendon se ndryshimi bëhet për shkak se sektori funeral dy vitet e fundit ka qenë me fitime shumë të ulëta dhe se ka konkurencë mes agjencive funerale private. Po ashtu, ndërsa solidarizohet me këto biznese, Këshilli Bashkiak ka parashikuar rënie të fitimeve të kompanive funerale, duke justifikuar me këtë parashikim rritjen e shumës që do t’i jepet privatit për 3 vjet.

Vendimi është konsideruar abuziv nga kreu i demokratëve të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. Sipas tij, shërbimin do ta fitojë kryetari i PS së Durrësit Luan Zaza.

https://www.youtube.com/watch?v=ZejKPsB0skQ&feature=emb_title



5 Comments

  1. Ironia eshte se Luan Zazes PPP-ne do ja aprovoj i biri qe eshte keshilltar ne K.Bashkiak.
    Vend qesharak.
    SPAKu ti rruaje leshte Rilindjes

  2. Kur u be me kompani ky zari i vangjush dakos?! Hetoni pasurine e ketij se deri para 7 vitesh ky nuk ishte asgje, thjeshte punonte ne bashkine e vangjushit. Keshtu ngaterrohet me PPP pastaj e rrahin me grushta mes mbledhjes se bashkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *