• |
ide | kryesore

“Zoti Qelia…!” Sherr me Veliajn në këshillin bashkiak për paratë e inceneratorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Keshilli Bashkiak



600 milion lekë të tjera që Erjon Veliaj është detyruar t’i paguajë për inceneratorin e Tiranës e kanë vënë kryebashkiakun në një pozitë të vështirë përballë këshilltarëve të opozitës. I mësuar me sallën e mbushur vetëm me këshilltarë socialistë, Veliaj është acaruar nga thirrjet “zoti Qelia” që iu drejtua këshilltari i PL, Tedi Blushi, apo kërkesat për të marrë fjalën të këshilltarit të PD-së, Dorian Teliti.

Si justifikim për pagesën e radhës për inceneratorin që nuk ekziston, Veliaj solli shembullin e pagesës që ka bërë kryebashkiaku i Kavajës, i zgjedhur nga opozita. “Shkuat me brekë dhe me tanga në gusht për të paguar” iu kthye Veliaj këshilltarëve të opozitës, para se të largohej duke braktisur debatin.

600 milion lekë që do të paguhen për inceneratorin e Tiranës janë një faturë që Veliaj detyrohet ta paguajë pasi është braktisur nga qeveria.



4 Comments

  1. Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin,shikoni faturat o cecene

    1. Po gabimet që janë bërë atje nga do, t’i marrë vesh Komandanti i Përgjithshëm? Pse nuk na i shënojnë edhe këto atje? Unë nuk e kundërshtoj që në disa drejtime puna mund të ketë shkuar mirë, por ama nuk përjashtohet të ketë pasur edhe dobësi, të meta e gabime. Të inkurajohemi për ato që kanë shkuar mirë, po të mos fshehim të metat, të cilat, kur i njohim, do të marrim masa që të zhduken. Nuk është e drejtë të shkruhet një faqe e gjysmë hosanara, si në këtë rast. Si vajtkan punët «shkëlqyeshëm» dhe pa asnjë të metë?! Nuk më bindin ato lustra. Jo, mua nuk më zë gjumi nga shkëlqimi i sipërfaqshëm i gjërave, përkundrazi jam i shqetësuar kur faktet mbulohen me lustër. Sa më të zbukuruar të ma paraqesin diçka që nuk vete si duhet, aq më i shqetësuar jam. Pse na i fshehin të metat për stërvitjen e Lushnjës, apo që të bien në gjumë të gjithë oficerët dhe ushtarët? Po të veprohet kështu, kur të vijë momenti i rrezikshëm, atdheut do t’i kanoset katastrofal. A mund të themi ne që kemi nxjerrë naftën e dynjasë, po bëjmë ashtu e kështu, kur kjo nuk është e vërtetë?!

  2. drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

    Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *