• |
ide | kryesore

Flet Rama/ A do të marrim vaksina nga Kina apo Rusia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar si mundësi marrjen e vaksinave nga Rusia dhe Kina, për aq kohë sa BE ka zgjedhur t’i refuzojë ato.

“Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor.

Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponentë bashkë. Nëse BE do të hapet ndaj këtyre vaksinave edhe ne do të shikojmë këtë qasje, për sa kohë BE është e mbyllur përballë këtyre vaksinave, do të qëndrojmë edhe ne”, – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Vaksinat i do ne krahun perendimor ?!
    Po Erdogani çfare thote ? Sikur bizensin do e inkurajoje te shohe nga lindja ?
    Ka treg te madh e duhet te drejtohemi nga lindja the dje !
    Ti besh presion ti Europes eshte njesoj si te beje mundje suma erion braçe apo ti laje duar me Sarine !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *