• |
ide | kryesore

Rama sulmon opozitën: Ata luajnë kumar për vaksinat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama priti këtë mbrëmje dozat e vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer, që mbërritën në aeroportin e Rinasit. Mes të tjerash, Rama sulmoi dhe opozitën, teksa tha se këta të fundit “luajnë kumar në negociata, ndërsa qeveria e tij luan vetëm shah”.

“E vërteta është krejt ndryshe. Së pari, vaksinat nuk mund të bëhen as për fushatë, as për propagandë, dhe aq më pak për t’i hedhur hi syve njerëzve në prag të zgjedhjeve, sepse shkurti erdhi, vjen marsi, dhe njerëzit janë këtu, do ta shohin si do vazhdojë procesi. Kjo nuk ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet e propagandën. Kjo ka lidhje me faktin, që duan s’duan ata që s’duan, Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë gjëra, që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë. Dhe Pfizer në këtë pikë meriton vetëm mirënjohje dhe respekt nga ne.

 

Ne kemi raporte fantastike me kompaninë, megjithatë ne po negociojmë edhe me kompani të tjera. Dua të ndalem edhe te pagesat. Ne mund të merrnim edhe më shumë nga Pfizer, por iu kam thënë që ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre që janë mes nesh është se ata luajnë ose ‘ha këtë, të të ha atë’, ose luajnë kumar, ne luajmë shah në negociata, me këdo qoftë, dhe me mënyrën se si realizojmë planet tona në të gjitha drejtimet. Prandaj ne fitojmë. Kurse ata thonë ‘të fitojë vendi, që të kapim dhe ne ndonjë gjë’”, – u shpreh kryeministri. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ti luan aq bukur shah ne negociata se te shkrin bythen. I kemi pare rezultatet e shahut tend, minishengeni jugosllav, shitja e detit 12 milje ( 6 milje me pak se ai i pari, ketu po qe e ke luajt bukur shahun:))

    A gomar njeri ishalla po te humb fara me 25 Prill 2021.

  2. O NJESH STA KA FAJN OPOZITA POR JE NJE HIC NJE I DROGUAR DHE UNE QE JAME POPULL SDA KISHA DAL ME PRIT 1000 VAKSINA MOS BEJ LOJRA SE SDO GJESH VEND KU TE FUTESH APO PAE NEXHMIJEN QE SU TERHEQ ZVARR DHE TI MENDON KUR SI BENE GJE ASAJ DHE MUA NUK ME BEJNE GJE TI NE FAKT JE PER TU TERHEQUR ZVARR ME GJITHA KETA QE I KE BER KOMBIT ORGJIT TE TIPIT VELIJA GRISELDA JOLEZA TY KORRUPSIONI I PA PARE ME PPP E PA KERKUARA KULLAT SHUME KATESHE NE TIRAN DHE SHQIPERI MBARE PER PASTRIM PARASH KETO DELE QE TY TE DUKEN SIKUR NUK U NGREHET NJE DITE………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *