• |
ide | kryesore

Aksident në Krujë, automjeti përplas këmbësorin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në Tapizë në Krujë, nga një mjet tip “Golf” drejtuar nga shtetasi F.T. I aksidentuari B.D., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar policinë e Fushë-Krujës për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Sipas policisë shkak i këtij aksidenti është bërë këmbësori, ndonëse janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2021, në orën 17:30, në Tapizë, mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *