• |
ide | kryesore

Tjetër aksident/ Përplaset nga makina, ndërron jetë këmbësori në Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Krujë ku ka ndërruar jetën një këmbësor. Policia njoftoi se rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë – Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga ngjarja. Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *