• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me furgonin, aksidentohet këmbësori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në Elbasan. Policia e qytetit sqaron se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”. Si pasojë e aksidentit është plagosur G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë një grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *