• |
ide | kryesore

Arrestohet në Britani bosi shqiptar i drogës

-Instant, Lajme, Të fundit



34-vjeçari Taulant Stoica u arrestua nga policia angleze në Londër me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Stoica ishte pronar i një kafeneje në Londër, ndërsa akuzohet për trafikim të heroinës në të gjithë Evropën.

34 vjeçari, është pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës dhe akuzohet për kontrabandë nga Holanda në Itali midis dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2016.

Ai dyshohet se së bashku me 38 të tjerë ndihmuan në transportimin dhe shpërndarjen e drogës së Klasës A në Itali. Drejtësia italiane e kishte shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

Prokurorët pretendojnë se babai i katër fëmijëve në Brampton Road, Bexleyheath, Kent, u arratis në Mbretërinë e Bashkuar dhe ngriti “Roma Milano Café” në Lea Bridge Road, Walthamstow, Londra lindore, si një mënyrë për të shmangur arrestimin.

Në momentin që policia shkoi në kafenenë e ij, 34-vjeçari shqiptar u komunikoi atyre se kishte një dokument zyrtar nga avokati i tij se urdhri i arrestit është rrëzuar.

Megjithatë kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata. Stoica do të ekstradohet drejt Italisë.  Ai mohon trafikimin e drogës. Shqiptari ka shtatë ditë për të apeluar vendimin e gjyqtarit ose do të largohet në Itali.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *