• |
ide | kryesore

Si duket sot djali i adoptuar i Nicole Kidman dhe Tom Cruise

-Instant, Paparazzi, Slider



Totalisht ndryshe duket djali i adoptuar i yjeve Tom Cruise dhe Nicole Kidman në një fotografi të publikuar së fundmi. 26-vjeçari pozon së bashku me prenë e tij, teksa ndodhet në një udhëtim me miqtë në Costa Rica.

Conor, i cili e shpërndau fotografinë në Instagram shfaqet me mjekër dhe një portret krejtësisht tjetër, në krahasim me imazhin e fëmijës së dikurshme, që bota mban mend. Të martuar përgjatë viteve 1990-2001, Tom dhe Nicole do ta adoptonin Connor-in në vitin 1995, teksa tre vite më parë kishin adoptuar dhe një vajzë, Bella-n, tashmë 28 vjeçe.


Dhjetorin e vitit të shkuar, “Woman’s day” raportoi se ylli 58-vjeçar i Hollywood-it, Tom Cruise po përpiqej ta bindte Bella-n që të jetonte me të në Londër. Prona e tij gjigante, me vlerë 455,000 dollarë përfshin 4 dhoma fjetjeje, një pishinë të brendshme dhe pamje fantastike të qytetit. Tom po jeton në Londër prej më shumë se dy vitesh, teksa xhiron skenat e Mission: Impossible 7.

Nga ana tjetër, Bella jeton me bashkëshortin e saj, këshillues IT-je, Max Parker, ku fqinjët shprehen se ajo dëshiron një jetë të thjeshtë dhe larg ndriçimit të kamerave e vëmendjes. Ndonëse është një prej njerëve më të kamur të Hollywood-it, me një pasuri prej 570 milionë dollarë, Tom nuk duket se e mbështet financiarisht të bijën, që jeton në një apartament mëse të zakonshëm.

Po kështu thuhet se pas divorcit të tyre, Bella u rrit larg Nicole-s. Por së fundmi pretendohet se marrëdhënia nënë e bijë është ndrequr, nisur nga fakti se Bella pëlqeu një fotografi në Instagram të yllit kinemtaogrik. E sigurisht sot, në kohërat moderne, Instagrami është testues i marrëdhënieve njerëzore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *