• |
ide | kryesore

Champions League, Leipzig-Liverpool në rrezik: nuk lejohen fluturime për në Gjermani nga Covid 19

-Instant, Sport



Liverpool mund të detyrohet të luajë ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig në një shtet tjetër. Reds duhet të udhëtojnë për në Gjermani për ndeshjen e planifikuar për të martën në 16 shkurt, por vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar çdo fluturim në vend deri ditën tjetër të asaj date, si masë kufizuese anti-Covid, mund të detyrojë UEFA të ndryshojë programin e saj. Sipas asaj që bën të ditur Mirror, Leipzig tashmë ka paraqitur një kërkesë që Liverpool të marrë një leje të veçantë për të zbritur në Gjermani, në mënyrë që ndeshja të luhet siç ishte planifikuar.

“Jemi në bisedime me autoritetet, UEFA-n dhe Liverpool”, tha dje zëdhënësi i Red Bull, Till Muller. Ndalimi u vendos nga Kancelarja Angela Merkel për të parandaluar që banorët e Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës, Brazilit, Portugalisë dhe Afrikës së Jugut të hyjnë në vend, në një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Mundësitë në shqyrtim janë ato të një përmbysjeje të fushave (vajtja në Liverpool, ardhja në Leipzig) ose përndryshe luajtja e ndeshjes së planifikuar në Leipzig jashtë Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *