• |
ide | kryesore

U diagnostikua me variantin e ri të COVID-19 në Gjermani, 22-vjeçarja ishte nisur nga Shqipëria

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse në vend nuk ka patur raportime për raste me variantin britanik të COVID-19, mediat gjermane zbulojnë se virusi ka qarkulluar edhe në Shqipëri.

Sipas medias gjermane Faz.net një 22-vjeçare e cila ishte nisur nga Shqipëria për në Gjermani është identifikuar me variantin britanik të COVID-19. Ajo ishte e para që u shfaq me variantin britanik në zonën e Hochtaunus.

Vajza është në karantinë, teksa janë testuar kontaktet e afërta të saj. Autoritetet gjermane thonë se nuk përbën shqetësim ky rast. 22-vjeçarja shfaqi simptoma menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, ndërsa më pas nga verifikimet laboratorike doli me variantin britanik të COVID-19 që është zbuluar prej dhjetorit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *