• |
ide | kryesore

“Po fituam me Vllazninë i bëjmë nder gjithë skuadrave”: Duro sheh kuqeblutë favoritë, por beson tek Mazrekaj

-Instant, Sport



Dy fitore radhazi, kundër kundërshtarëve të të gjithë respektit, dhe tani sfida direkte me Vllazninë. Për 10 pikët me të cilët kuqeblutë kanë krijuar një hendek të vërtetë pas tyre, Shpëtim Duro e sheh Vllazninë të favorizuar në këtë përplasje, por ndoshta edhe për këtë skuadra e tij është e karikuar për të bërë goditjen në transfertë. Kryesuesit e kampionatit, për gjithcka kanë bërë deri tani, kanë avantazhin se luajnë pothuaj gjithnjë për dy rezultate kundër rivalëve direkt, pa harruar se shkodranët natyrisht janë një kundërshtar që frikëson, sidomos në shtëpi, por tekniku i kurbinasve e ka të qartë se një fitore e Lacit në Loro Borici do ti bënte një favor të gjithë kampionatit: “Për atë që kanë treguar deri tani, por pikët që kanë avantazh e që i japin siguri, por edhe statusin që ia krijon vendi i parë Vllaznia është favorite, por ne nuk shkojmë pa pretendime – tha tekniku i Laçit – . Ata kërkojnë të marrin maksimumin, ashtu si edhe ne. Të mos harrojmë se një fitore e Lacit do ti shërbente jo vetëm skuadrës sonë, por edhe Partizanit, Teutës e të gjithë pretendentëve të tjerë”.

Kundër Tiranës në transfertë, por edhe në shtëpi me Teutën, për bardhezinjtë, zgjidhja ka ardhur nga këmbët e Mentor Mazrekajt: dy gola për gjashtë pikë dhe performanca bindëse, pikërisht nën sytë e teknikut që e sugjeroi kur nuk ishte fare në Lac, i dha besim në fushë kur mbërriti dhe tani po merr kreditet me lojën e kosovarit, që e bëri klubin ti rinovojë edhe për dy vjet kontratën: “Jam shumë i lumtur për të, e njihja si lojtar dhe besoja tek ai, por merita është e Mazrekajt që tashmë është rikthyer ai i zakonshmi. Ishte një bast i fituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *