• |
ide | kryesore

Shqipëria bën hapa para në Indeksin e Demokracisë, mbetet dobët me pjesëmarrjen politike

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka bërë përmirësime në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist.

Vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik). Grupi I parë është ai i demokracisë së plotë dhe i katërti i ai autoritar.

Shqipëria u rendite në vendin e 71, me 6.08 pikë ( nga 10 pikë të mundshme, sa më pak pikë, aq më e përkeqësuar është renditja). Një vit më parë ishim në vendin e 79, ndërsa në 2019-n ishte në pozicionin e 76. Përmirësimi ka ardhur nga rritja e vlerësimit në treguesin e kulturës politike.

Përmirësimi i Shqipërisë, sipas raportit, u ndikuar nga disa faktorë, përfshirë rritjen e mbështetjes publike për demokracinë. Qeveria ndërmori gjithashtu një sërë reformash zgjedhore që kërkojnë të sjellin ligjet zgjedhore të Shqipërisë në përputhje me standardet e BE ndërsa vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse reformat do të rezultojnë në zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme, thekson raporti.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Vendi është më dobët në në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.35 pikë (rënie e lehtë nga viti i kaluar), e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë, funksionimi i qeverisë (5.36) , kultura politike 6.25, me rritje të ndjeshme nga 5 që ishte vitin e kaluar pjesëmarrja politike (4.44).

Nga vendet e rajonit, në Indeksin e Demokracisë, më mirë në rajon paraqitet Serbia (66), që hyn në grupin e demokracisë me probleme, së bashku me Shqipërinë, Maqedonia e Veriut (78), ndërsa më keq është Mali i Zi (81) dhe më pak demokratikja në rajon renditet Bosnjë-Hercegovina  në vendin e 101, në përkeqësim nga pozicioni i 84 ku ishte vitin e kaluar..

Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja, Finlanda, Danimarka, Irlanda, Australia./Monitor



5 Comments

  1. Hahaha, perparime ne stadin e demokracise, nje vend qe ben zgjedhje pa opozite dhe me parlament gjysmak. The Economist godet serisht…

    1. C beni mor… Hiqeni shpejt kete artikull.
      Shullakut dhe Bushatit ju ra goja, duke then qe Rama po na kthen ne diktatur. Ju na thoni qe po ecim mire.
      Hiqeni shpejt sa nuk e kan lexuar shume njerez.

  2. “Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën një tablet, leptop ose një kompjuter në shtëpi”, tha Basha.

    “Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter, nuk po them pentium 4 por pentium 3 dhe pentium 2 me 100%”, tha Berisha.Hello

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *