• |
ide | kryesore

Basha në Lundër: Tekste falas deri në klasë të 9-të, mbështetje për studentët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Lundër të Tiranës për të dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve, por edhe për të ndarë me ta planin e PD. Kryedemokrati ka vizituar një familje në nevojë për shkak se janë me të ardhura minimale. Kryefamiljari Ramazan Leci ka rrëfyer se i duhet të përballojë shpenzimet për arsimimin e dy fëmijëve. Basha i ka prezantuar edhe njëherë programin e arsimit të PD-së familjarëve, teksa ka garantuar se qeveria e tij do të mbështesë edhe familjet në nevojë.

“Ne e kemi vendosur në program që nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Nga momenti që lind fëmija derisa të bëhet 5 vjeç, muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Futet në shkollë do fillojmë një program, do ta fillojmë me zonat rurale, pastaj do ta shtrijmë në qytet”,  tha Basha.

Basha shpalosi edhe angazhimin për tekste falas për gjithë ciklin 9-vjeçar.

“Deri në klasë të 9-të do të ketë këtë përkrahje. Tekste falas, deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas, por tekste të reja. Ne e kemi propozuar këtë në vitin 2017-të. Këta nga viti 2018-të e bënë por e bënë me një marifet, që jo po duhet të jetë, nuk duhet ta zhgarravisësh, duhet ta kthesh prapë. Jo, jo! Shqipëria i ka mundësitë për t’i blerë tekste falas çdo fëmije. Do kenë tekstet falas dhe do kenë këtë regjimin pas shkolle” shtoi ai.

Shefi i opozitës konfirmoi edhe angazhimin e qeverisë së ardhshme për të mbështetur studentët që vijnë nga familje me të ardhura minimale. Nga ana tjetër lideri demokrat ka theksuar se më 25 prill fiton Shqipëria, dhe se s’ka për të bërë asnjë premtim pasi tashmë PD ka programin e angazhimit të hartuar nga ekspertët më të mirë.



2 Comments

  1. Bjeri fyellit ne nje vrim ti.
    Nuk kishte njerz te tjer pd per kryetar?
    Me kete karagjoz, njerzit qe besojn te pd, prap murit me koke kan per ti ren.
    Un i shoh gjerat me llogjik dhe llogaria nuk del. Ne 2013 ne garen e dyt te rames. Ndihej, dhe nuk kishte pik dyshimi qe do fitonte. Dhe fitoi me rezultat te thell.
    Kurse sot jo vetem qe nuk ndihet dhe as duket fitoria e opozites. Po kan per te qen ne numrat e 2017. Pra asnje lloj fryme, asnje ndryshim, ne vend numero.

  2. Pjesa e censuruar është kur Fatos Nano flet për Sali Berishën e Ilir Metën, dy personazhe që i njeh mirë, pasi të parin e ka pasur një kundërshtar të egër për vite me radhë, ndërsa të dytin e promovoi vetë si politikan, edhe pse më pas iu kthye kundër, për ta rrëzuar nga pushteti dhe për t’u bërë me Berishën.

    Censura nga portalet që financohen nga Berisha-Meta është e kuptueshme, pasi dje Nano i masakroi ata dhe i nxorri lakuriq, si dy politikanë të korruptuar dhe kriminelë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *