• |
ide | kryesore

Berisha: Pastruesja s’ishte magjistare që shpërthente kasaforta, Klosi ia dha vetë kodin e kasafortës

-Instant, Lajme, Të fundit
zgjedhjet



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet për vjedhjen e mbi 120 mijë eurove në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosit, të shpallet e penduara e drejtësisë. Komentet Berisha i bëri gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët. Ai shtoi se Rozetës kodin e kasafortës ia dha vetë Alda Klosi, me qëllim ruajtjen e parave me mirëbesim. Kryedemokrati tha se autorët e këtij skenari nuk kanë për t’u gjetur, pasi sipas tij është në interes të kryeministrit për të fshehur gjithçka.

“Një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-Kasaforta. Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi, ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se se dini ju, manjakët e parave ndihen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me para. Ose ajo i dha kodin e kasafortës, në roje ose në mirëbesim. Këtu qëndron edhe rebusi.

Ndërkohë Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Ajo është e kërcënuar. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Por kjo nuk ndodh sepse e lemerit Edi Ramën dhe Ahmentajn. Ata që do të shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, e sigurt është që nëse gjejnë autorët, do të marrin një çmim ndërkombëtar. Rozeta hajdute apo ju dhanë ato para për t’i mbajtur në mirëbesim. Kodin e kasafortës asaj nuk ia ka dhënë asnjë tjetër veç Alda Klosit”, u shpreh Berisha.



3 Comments

  1. Po ka njeri te besoj se pastruesja paska qene si Arsen Lupen, eshte i pjerdhur ose punon per fugdhjerjen dhe ridhjerjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *