• |
ide | kryesore

Vrasja në Vlorë, makina e autorëve gjendet e djegur, zbardhet e shkuara kriminale e viktimës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gentian Qarri, 41 vjeç, humbi jetën mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa po lëvizte në këmbë, pranë Kishës së qytetit.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por deri më tani e vetmi fakt në duart e tyre është makina e shkrumbuar e përdorur nga autorët, e cila u gjet në zonën e Pyllit të Sodës.

Deri më tani pista kryesore e hetimi është dënimi në Itali për narkotrafik.

Gentian Qarri mësohet se është dënuar me 15 vjet burgim ku ka bërë 11 të tilla.

41 vjeçari raportohet se kishte 2 -3 vite që ishte kthyer në atdhe, ku ka krijuar edhe familje.

Së fundmi ai punonte si hidraulik në qytetin e Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *