• |
ide | kryesore

Ikën ‘pranvera’, moti bën një kthesë të fortë këtë javë (Parashikimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu, rrebeshe e temperatura të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Ndërprerje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave.

Në majat e maleve do ketë reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të ftohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët, por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore. Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *