• |
ide | kryesore

LSI në fushatë, Monika Kryemadhi mbledh kandidatët për deputetë të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot kandidatët për deputetë në Tiranë, për të diskutuar zgjedhjet e 25 prillit. Meshet se Kryemadhi kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë, duke pretenduar plot 11 mandate në këtë qark.

“LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivonin tonin optimist të takimit”, tha gjate takimit kryetarja e LSI-se.

Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin, të intensifikohet kontakti me biznesin, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI.

Po ashtu ajo ka kërkuar që në vëmendje të tyre të jenë edhe mjetet identifikuese të qytetarëve, duke i nxitur ata për ti rinovuar në kohë për zgjedhje.



1 Comment

  1. PD nuk ka reaguar ende për deklaratën e sotme. As Basha. Nga kush kanë frikë?!

    Fakt është se Sali Berisha dhe Petrit Vasili janë përmendur publikisht se nuk mund të marrin vizë për të udhëtuar drejt SHBA. Pra janë të padëshirueshëm në SHBA.

    Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS i kanë sfiduar të dy për një udhëtim në tokën e demokracisë, duke mos marrë asnjë përgjigjie bindëse nga ana e ish kryeministri demokrat dhe numrit dy të LSI. Ku ky i fundit nuk lë rast pa folur, vetëm për këtë rast hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *