• |
ide | kryesore

A ishte trupi i Pekorelit në makinën e shkrumbuar/ Detaje nga dosja që u nis në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mostra e eshtrave të gjetura në makinën e marrë me qera nga biznesmeni italian, Davide Pecorelli janë nisur drejt Italisë, një muaj pas zhdukjes së tij. Autoritetet shqiptare kanë nisur sot bazën e ADN-së në eshtrat e gjetura brenda mjetit të shkrumbuar nga flakët, të cilat do të krahasohen me atë të vëllait të biznesmenit.

Rezultati i krahasimit të ADN-ve pritet të hedhë dritë mbi fatin e biznesmenit italian, i cili u zhduk në Pukë të Shqipërisë. Më herët, autoritetet italiane janë ankuar që pala shqiptare po i vononte dërgimin e mostrave drejt vendit fqinj.

Sipërmarrësi italian ndodhej prej datës 4 janar në Pukë. Ai kishte prenotuar në një hotel për tre ditë, por në datë 6 nuk u paraqit për të fjetur. Automjeti tip ‘Skoda’, të cilin e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan–Reps.

Hetuesit gjetën në mjetin e djegur eshtra si dhe sende të tjera, të cilat dyshohet se i përkasin biznesmenit. Mbetjet e trupit u dërguan për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *