• |
ide | kryesore

Meta flet për herë të parë nëse po tkurret LSI: Mos u besoni “Fake News”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta është përpjekur që gjatë kësaj kohe ta prezantojë veten larg fushatës elektorale edhe pse mesazhet e tij kanë qenë të hapura kundër mazhorancës së kryeministrit Edi Rama.


Gjatë një interviste të dhënë për RTV Korça, Meta u pyet edhe për LSI-në dhe për perceptimin se partia që ai krijoi po tkurret. Në këtë pikë, Meta i lejon vetes të flasë për herë të parë edhe për partinë që tashmë drejtohet nga Monika Kryemadhi.


“Kjo është një çështje që u takon për t’ju përgjigjur drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kemi 15 vjet që dëgjojmë tkurrje që nga 2014 kur është krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim e deri tani dhe gjithmonë kemi parë që ka pasur një rritje të vazhdueshme të saj, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme.

Për mua e rëndësishme është fushata të bazohet në alternativa dhe të mos bazohet në “Fake News”, duke keqpërdorur mediat, apo kontrollin mbi media të caktuara dhe duke u përpjekur thjesht për të shpifur apo për të denigruar për rivalët” – tha Meta. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Prandaj, në 25 prill, shqiptari normal dhe jomilitant do të pyes veten: Duhet të votoj për ata që dhunuan zgjedhjet e majit 1996, 2009 dhe 2011 apo për ata që akuzohen si mohues të lirisë së zgjedhjeve prej të parëve? Duhet të votoj për ata që e çuan Shqipërinë në katastrofë kombëtare dhe në konfliktin më të gjerë dhe më të thellë shoqëror, politik e ushtarak që nga themelimi i shtetit shqiptar, apo për ata që armën kryesore ndaj kundërshtarëve kanë ironinë; për ata që kanë rrahur e burgosur kundërshtarët politikë, apo për ata që i tallin kundërshatrët e tyre; për ata që kanë vrarë kundërshtarët politikë dhe janë penduar që s’kanë vrarë më shumë, apo për ata që përdorin gazin lotsjellës, si kudo në Evropë, ndaj kundërshtarëve protestues; për ata që iu është vërtetuar korrupsioni 230 milion euro nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe Prokuroria dhe që janë kapur me zë e figurë duke planifikuar përvetësimet e fondeve shtetërore, apo për ata që dyshohen për korrupsion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu