• |
ide | kryesore

Rama rikujton masat e reja: Duhen zbatuar rigorozisht nga partitë politike e deri te individët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish kufizimet e vendosura sot pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e COVID-19.

Rama kërkon zbatimin e masave të reja në mënyrë rigoroze si nga partitë politike deri tek çdo individ.

“MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikëqyren rreptësisht.
Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej?
Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.
Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.
Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.
Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid”, shkruan kryeministri Edi Rama.



6 Comments

  1. Zbatoje ti dhe shpura jote. Boll shkuar kantier me kantier te na mbushni mendjen qe po punoni shume dhe nuk iu ze gjumi per popullin me halle.

  2. … me shifrat ditore te infektimeve te reja si edhe me nr e fataliteteve ( te deklaruara ) po shkojme pothuajse njelloj si Greqia me trefish nr e popullsise … me masat e marra jemi shume larg Greqise si me kufizimet ashtu edhe me mbeshtetjen financiare …. Kete situate qe po perjetojme vetem te menaxhuar nuk mund ta quajme sepse duket sheshit qe eshte jasht kontrollit… Te spitali i covid pacientet lihen ne meshire te fatit e ne dore te Tireve , personeli qe paguhet per tu kujdes per pacientet , drejtuesit e pavionit , shefat dhe drejtuesit nuk ditkan gje fare per pacientet , nuk funksionojne paisjet prej ditesh dhe askush nuk leshon karriken e drejtuesit ( nuk po them te heqin edhe bluzen e mjekut se shkelin me te dyja kembet betimin e Hipokratit dhe nuk garantoj e te drejtat e pacienteve) … Ne kete vend me kete shtet jetojme dhe dikush merzitet kur flitet per nje ndryshim

  3. E ç’far pune kene partite politike, situanten e ka ne dore qeveria e, hejduteve, partite politike nuk kane asgje ne dore! Nese nuk i bindeen qarkoreve te qeverise denohen, si gjithe te tjeret dhe siç ke bere! Nuk mund te ngarkosh partite politke per problemet qe ka vendi! Kjo i bie qe ti, o ajatollah, thua indirekt se i ke vjedhur zgjedhjet! Atehere mos perziej partite politke me zullumin tend, se ato nuk kane faj se ti vodhe zgjedhjet dhe je i paafte te drejtosh! O…..mik…. o fik…i thare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *