• |
ide | kryesore

Versioni i Juventus: “Conte tregoi dy herë gishtin e mesit, bashkë me fraza fyerje për Agnellin”

-Instant, Sport



Imazhi flet qartë: Antonio Conte tregon gishtin e mesit drejt tribunave, ku ndodheshin drejtuesit e Juventusit, në fund të pjesës së parë ndërsa kthehej në dhomat e zhveshjes. Gjest që në Torino thonë me bindje se është përsëritur edhe në fishkëllimën e fundit të trefishtë, shoqëruar me fyerje dhe fraza të rënda, por në këtë rast nuk ka asnjë “Var”. Kjo është ajo cfarë solli zemërimin e Juves kundër trajnerit të Interit. Tensioni që lindi në minutën e 10 të pjesës së parë kur pankina zikaltër, në veçanti Conte, protestoi me zë të lartë, për të paktën katër minuta, për kontaktin midis Lautaro Martinez dhe Bernardeschi.

Një debat klasik në fushë, e përforcuar nga mungesa e publikut dhe heshtja e Allianz Stadium. Përballje verbale me disa anëtarë të klubit bardhezi të pozicionuar pas stolit, mbështetur nga imazhet e monitorit që konfirmuan vendimin e gjyqtarit Mariani për të mos dhënë penalltinë për Inter. Nuk përfundoi këtu sepse tensioni u rrit minutë pas minute dhe e bëri ish-trajnerin e Juventusit të reagojë duke hedhur një vështrim sfidues drejt Agnelli & Co. dhe gishtin e mesit të përjetësuar nga kamerat në të 45 ‘. Gjest që bie ndesh me deklaratat e vetë Contes pas-ndeshjes, në lidhje me edukatën.

Ky është versioni i fakteve që vijnë nga Torino, ndërsa klubi i Juventusit nuk komenton mbi leximin e buzëve të pretenduar ndaj presidentit Andrea Agnelli në fund të ndeshjes pas 0-0 dhe kualifikimit për në finalen e Kupës së Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *