• |
ide | kryesore

Basha pas takimit me ministrin hungarez: Pas 25 prillit, procesi i integrimit Europian do të jetë sukses

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas takimit që zhvilloi me ministrin hungarez Péter Szijjártó. Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë. Basha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do ta bëjë të mundur që vendi të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas kryedemokrati gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve. E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian do të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit”, tha Basha.

 



8 Comments

  1. Keta te Hungarise i ke si kushurinj, kryeminister, ministra… si ka mundesi, pse valle te do kaq shume “europa “(se Hungaria eshte shembull europian)?!

  2. Lulja vetem po fitoi ne 25 Prill se:
    Pensionet do dyfishohet
    Rrogat do rriten
    Taksat do ulen
    Shqiperia do futet ne EU….

    Ekipi i Bashes:
    Lulzim Basha – kminister
    Monika Baxhella – zv kministre
    Sali Birisha – Kryetar kuvendi
    Ilir kokelopa – president
    Fatmir Gerdeci – min i mbrojtjes
    Nar traktoristi – min i shendetesise
    Grida suma – min e jashtme
    Gaz pederasti – min i familjes dhe sociales
    Mark Mark spiuni sigurimit – min arsimit

  3. Në radhë të parë më vjen keq për Lulin, mbi të gjithë për Lulin me barrën më të madhe. Pastaj edhe për Edin. Monika e ka punën ndryshe se kur t’i dojë qejfi ia le partinë Ilirit si pilaf, dhe merr rrugët.

    Po çfarë mund të bëjë Luli me këta burra që, si klloçka, i ka mbledhur dhe i ngroh? Janë burra me nga 100 e më shumë kile, por lëpihen rreth një burri tjetër. Edhe në këtë rast Lul Basha del më i preferuari nga meshkujt se nga femrat, sipas një sondazhi të publikuar sot. Kryetarët e partive aleate, të gjithë burra, nuk i ndahen Lulit aq sa kënga e Naim Frashërit thotë për qengjin që ‘blegërin dy a tre herë/ edhe turret e merr dhènë…’.

    Ky është halli i madh i Lulit, e prandaj e them atë fjalën ‘mëshirë’. Mëshirë, edhe mirënjohje ndaj Lulit, në fakt. Mirënjohja ka lidhje me barrën që ky lider i partisë ‘klloçkë’, në njëfarë mënyre, ia heq shoqërisë. Kryetari i PD ka marrë nën flatra nja gjashtë burra që ‘nuk i duhen as dreqit,cfare ministri ishte ky o lapsaxhiu I lapsit por lulzimja me kete orbanin e voge do na fuse ne be,ti je vertet loqja e majte i salihut o lulush

  4. Ed rrumpalla e ka lene vendin pa sistem drejtesie, kontrollon median, pushtetin lokal, pushtetin qendror, policine dhe pothuaj cdo lloj pushteti tjeter. Kush di ndonje pushtetar qe mund ta sfidoje Ramen, le ta thote.
    Edhe Berisha ne kohet me te mira te tij nuk i afrohet absolutizmin e Rames. Pra jemi de fakto ne nje diktature ku diktatori jo vetem eshte i korruptuar por ka dyshime serioze per stabilitetin e tij mendor.
    Shikoni merecenaret qe paguan per komente dhe kuptoni sistemin qe ka ngritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *