• |
ide | kryesore

“Klube si Juventus duan ta blejnë, por tek City do ndihej më mirë”: ish-mbrojtësi i Citizens këshillon Messin

-Instant, Sport



Fundi i sezonit po afron dhe për shumë skuadra është koha për tu përforcuar, por edhe për shumë lojtarë të vendosin për të ardhmen e tyre. Nga fillimi i vitit 2021, ata që shkojnë në skadencë kontrate mund të akordohen me një ekip tjetër për sezonin e ardhshëm e mes tyre është edhe Lionel Messi. Një problem i madh për Barcelonën, që nuk mund t’i ofrojë atij rinovimin duke qenë se nuk ka një president dhe se zgjedhjet do të bëhen pothuajse në fund të marsit. Një mundësi e shkëlqyer për ata që ëndërrojnë ta kenë në skuadër Pleshtin. Në Paris është Neymar, i cili tashmë ka thënë se e pret me krahë hapur, por duhet patur kujdes edhe nga Manchester City…

Paralajmërimin se të dy klubet mund të pësojnë ndonjë befasi nga ndonjë i tretë e ka dhënë Pablo Zabaleta, ish-bashkëlojtar tek Argjentina me Messin. Duke folur për Mirror, mbrojtësi (kohët e fundit është tërhequr) shpjegon se Citizens mund të jenë destinacioni natyral nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona. Një eventualitet që dukej pothuajse absurd para verës së kaluar, por që tani rrezikon të bëhet realitet. “Nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona dhe dëshiron të luajë në kampionatin më të mirë, atëherë ai duhet të ketë një përvojë të Premier League. Është diçka që sigurisht mund ti interesojë atë, sepse çdo lojtar që njoh më ka pyetur se si është të luash në Premier League”.

Një jo e mundshme për rinovimin do t’i vinte Citizens në vijën e parë në gjueti për Messin, duke marrë parasysh edhe që në Mançester ai do të gjente njerëz që janë mjaft të rëndësishëm për të. Duke filluar me trajnerin, sigurisht, por edhe një shok skuadre… “Manchester City ofron kushte perfekte. Ai e njeh mirë Pepin, njeh Txiki Begiristain dhe Ferran Sorianon pa harruar Agueron. Largimi nga Barça do të ishte një vendim i rëndësishëm, por nëse kjo është ajo që ai dëshiron, më mirë të shkojë në një klub ku ka njerëz që mund ta ndihmojnë të ambjentohet. Kur ke qenë në një klub për një kohë të gjatë, të shkosh diku tjetër mund të jetë e çuditshme. Jam i sigurt se klube si PSG ose Juventus gjithashtu do të donin ta blinin, por unë mendoj se City do të ishte vendi më i mirë për Messin për të shkuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *