• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Votojnë liderët politikë, mesazhe për qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa prej krerëve të partive kryesore politike në Kosovë kanë votuar për zgjedhjet parlamentare që po mbahen ditën e sotme. Në këto zgjedhje 28 subjekte politike garojnë për 120 vende në parlament. Ndër të tjera liderët kanë dhënë deklaratat e tyre drejtuar votuesve, duke kërkuar që qytetarët të thonë fjalën e tyre në një proces që duhet të jetë i rregullt dhe me standarte.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Kurti u bëri apel qytetarëve që të votojnë me dashuri për vendin për demokraci dhe legjitimitet. Ashtu sikurse dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, ka thënë se kjo është një ditë e bardhë për Kosovën. Ajo ftoi qytetarët që të votojnë në këtë proces të rëndësishëm dhe inkurajoi gratë dhe vajzat që të marrin pjesë, pasi barazia fillon nga kutia e votimit.

Edhe kandidati për kryeministër të PDK-së së Kosovës Enver Hoxhaj ka votuar.  Pas tij votën e ka depozituar kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti. Në një deklaratë për mediat pas votimit Hoti ftoi qytetarët që të thonë fjalën e tyre, ndërsa pret proces të qetë e të rregullt.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë. Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshorja e tij kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *