• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës me MEME: Ke dështuar në gjithçka, tani ik rri me familjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasditja e kësaj të marte ishte një “luftë” në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që kur kanë mbetur pak më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet kanë shtuar tonet e akuzave ndaj njëri – tjetrit. I pari ishte Basha që publikoi një video në rrjetet sociale ku akuzonte Ramën se “kishte dështuar në 8 vite dhe se tani po bënte të tjera premtime boshe”. Reagoi Rama në Facebook se “i duhej një mandat i tretë për të mbyllur procesin e rindërtimit dhe vaksinimin e gjithë popullsisë”. Në mbrëmje ishte sërish Basha që renditi të gjitha ato që sipas tij ishin dështimet e Ramës.

“Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë. Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi.

Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur. Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua” – shkruan Basha.

Më pas Basha thotë se një mandat i tretë Ramës nuk i duhet për shqiptarët, por për veten e tij.

“Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro. 4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra. Ik rri me familjen tënde. Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

Edi Rama tregon arsyet përse i duhet një mandat i tretë: Askush tjetër veç meje nuk ka fuqi dhe eksperiencë në drejtimin e vendit

https://lapsi.al/2021/02/16/basha-kemi-plane-serioze-per-vendin-nuk-do-te-kerkojme-nje-mandat-tjeter-nese-nuk-i-permbushim-angazhimet-tona-ndaj-qytetareve/



8 Comments

  1. Edhe me aq provohet qartë se rrëmbimi i asaj prone ka qenë objektiv i pushtetit të tij. Operacioni ka filluar tre muaj pasi Berisha ka ardhur në pushtet dhe është ndjekur dhe mbështetur në çdo hap me firmën e tij dhe vartësve të tij, duke bërë të mundur jo vetëm që toka e shpronësuar një herë nga italianët të rikthehej tek ata që e kishin shitur, por dhe në fund të operacionit, për shkak të “firmës” së Berishës dhe pushtetit të tij, dhëndri i vet, të përfundojë nga një pronar me 1/64 e pronës së pretenduar, në një pronar me 35 për qind të pasurisë së prodhuar nga kjo pronë.

    Diferenca mes 1/64 dhe 35 për qindëshit është afërsisht 33,5 për qind e pasurisë, që i bie se është taksa e pushtetit të Berishës në favor të vajzës së tij, përfaqësuar nga dhëndri, mbi ortakët e tyre.Loqja qe i thote vetes kryekar i opozites eshte kthyer nje punjones i jeta eshte qef

  2. Po, more po, por, ku shkoi llogaridhenia, ku shkoi pergjegjesia… qe duhet te mbaje çdo kush per shkeljet …. etj qe ka bere…
    Apo harrove prape….
    Ahh hhhhhhhhhhhhh
    Ai ate po kerkon me kohe… mjafton garancia per te mos hapur te kaluaren ne te ardhmen….
    Mjerim
    ?‍♂️

  3. O Lul, Rama nuk duhet te shkoje prane familjes se tij sepse familja e tij nuk eshte ajo qe banon ne Surel. Rama me nje pjese te mire te familjes se tij politike duhet te shkoje ne ndonje burg te sigurise se larte pasi t’i konfiskohet cdo gje qe ka vjedhur si kryeminister. Ne te kundert, cdo gje eshte e kote

  4. Hajdutit edvin i duhet nje mandat i trete qe ta vjedhe e shkaterroje m shume vendin! Si askush me pare ketij ,as edhe pushtuesit nuk kane bere me keq, vendit dhe shqipetareve se ky i gjirizeve te Parisit qe endej poshte urave duke shitur ikona te vjedhura!.. Ka dhe paciperine te kekoje nje mandat te trete! Nuk ka me mandat te trete per ty o hajdut antishqiptar! Mos guzo te vjedhesh zgjedhjet siç ke bere deri tani ( se ti vjedh çdo gje qe te del para, se me ndershmeri ti nuk je i zoti per asgje)) se nuk do gjesh verre ku te futesh mor qenie e perçudnuar, basifond qe veten ke shok!

  5. Ore koqe.rama ne burg e ka shtepine per nje mije te zeza qe i ka bere vendit.apo te mjafton te vish ne pushtet ti dhe e kaluara nuk ka rendesi.mbase e ke porosi nga bab Sorrosi.

  6. Ne burg do e cosh dhe ato leket qe ka vjedhur Rilindja do i kthehen popullit apo ku te kam dhjere dhe ti plehre si ai je hajdut e vrases!

  7. Te iki te pidhi i jevges tate. Iken nje jevg vjen nje jevg tjeter. Hajer mos bofshi o kurva bura.
    Hajdutervrasesperversaintrigantaletyrarixhinjdebilhalezvarranike. Llum mbi llum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *