• |
ide | kryesore

Basha ironi për projektin e portit të Durrësit: “Më jepni timonin se do të vijë sheiku”

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin 2 miliard euro për portin e Durrësit. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, Basha u pyet ndër të thera për këtë projekt të Emirateve të Bashkuara ndërsa nuk kurseu ironinë.

Basha solli në vëmendje projektin për rrugën Tiranë-Elbasan, që tha se gjithashtu është investuar nga Adu Dhabi, por kishte transparencë.

“Më jepni timonin se do vijë sheiku. Nuk meriton asnjë koment nata e 1001 që po na ofrohet në prag të zgjedhjeve. Unë do jem krenar për të bashkëpunuar me këdo. Nga Abu Dhabi u investua edhe projekti për Elbasanin. Nuk u ula te Nusreti unë që të bëja pazare me Abdullain, djalin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara. Gjithçka ishte transparente. Dhe prandaj u bë për dy vite tuneli i Elbasanit dhe pastaj u deshëm shtatë vite për ta përfunduar. Kjo është diferenca. Nuk ka vend për komente, njerëzit që ishte duke u përmbytur Shqipëria, po përmbyteshin me kripën e Nusretin. Kur të jetë para projekti, do jemi në gjendje të gjykojmë”, tha Basha.



6 Comments

  1. Kështu e këta-familja Berisha, shkatërruan klubin Partizani! Paraja që Sali Berisha e mbulon me ideologji”, shkruan Braçe.

    Për këtë kompleks me përmasa 26.000 metra katrorë, në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i Berishës është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.Filloje lulzimja te sulmoje sheikun qe te kerkoje ndonje pjese per erionin e isufajve

  2. Me nisjen e fushatës elektorale do të shohim shumë gjëra zbavitëse.

    Si fjala vjen ky shkrim i sponsorizuar për Ervin Salianjin.

    Po e postojmë të plotë, pasi çdo fjali e këtij shkrimi është një vepër arti më vete.

    Se dhe “Zëri i Popullit”, vështirë se shkruante kështu për Enver Hoxhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *